LAJMI I FUNDIT:

Trepça sprovon miqësinë me amerikanët

Trepça sprovon miqësinë me amerikanët

Analistë dhe njohës të rrjedhave ekonomike në vend kanë opinione të ndryshme rreth marrëveshjes së nënshkruar në mes Qeverisë së Serbisë dhe konsorciumit amerikan “New Generation Power”, për eksploatimin e mineraleve nga minierat e Trepçës në veri të Kosovës.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa e vlerëson si një tentativë të Serbisë për të krijuar ndjenjën e rreme te serbët se Beogradi ende ka sovranitet mbi Kosovën.

“Serbia nuk ka asnjë bazë legale, as me ligjet e ish Federatës Jugoslave, nëse ato merren parasysh, e aq më pak me kushtet e reja të krijuara- realitetin i ri, për të udhëhequr pronat që u takojnë qytetarëve të Kosovës, duke ia shtuar kësaj edhe njohjen e Kosovës nga shumica e vendeve demokratike ”, tha Mustafa për Telegrafin.


Mustafa ka theksuar se nënshkrimi i një marrëveshje të tillë nga përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë me konsorciumin amerikan është një goditje e rëndë e marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, për normalizimin e raporteve midis dy vendeve.

“Besoj që kryeministri i Kosovës do ta ngrisë këtë çështje, në mënyrë që të evitohen këto ndërhyrje ilegale edhe provokative”, shprehet ai .

Sipas tij, ka dështuar përpjekja e Serbisë që me nënshkrimin e marrëveshjes me konsorciumin amerikan, të provokojë qytetarët e Kosovës, se gjoja se SHBA-të po nënshkruajnë marrëveshje me Serbinë, për pronat të cilat gjenden në Kosovë.

“Kjo u pa edhe me kumtesën e ambasadës dhe Departamentit të Shtetit, që edhe njëherë e theksuan se SHBA-të e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të Kosovës”, tha ai për Telegrafin.

Mustafa tha se me Kushtetutën e Kosovës dhe Planin e Ahtisaarit, është qartësuar se e gjithë pasuria publike dhe shoqërore që gjendet në territorin e Kosovës, i takon popullit të Kosovës.
Në anën tjetër analisti Ardian Arifaj, tha se Qeveria e Kosovës pas publikimit në media se Serbia ka arritur një marrëveshje me një kompani amerikane për shitjen e Trepçës, ka reaguar menjëherë duke kërkuar sqarim nga ambasada amerikane në Prishtinë.

“Departamenti i Shtetit do të lëshojë një dokument në të cilin në mënyrë decidive thotë se çdo marrëveshje për pronat e Kosovës, që nuk e ka vulën e Republikës së Kosovës, është e pavlefshme”, tha ai për Telegrafin.

Airfaj vlerëson se ky lajm ka qenë një bombë politike, i cili si qëllim kryesor e ka pasur të krijojë huti dhe t’i lajthisë qytetarët e Kosovës, duke krijuar sipas tij, panik në mesin e tyre për atë së çfarë po ndodh me gjigantin Trepça.

“Mediat në Serbi kanë tentuar që qytetarët e Kosovës t’i bëjnë të dyshojnë në sinqeritetin e SHBA-ve”, shprehet Arifaj.

Ndryshe mendon analisti Avni Zogiani, nga organizata “Çohu”, i cili thotë se Qeveria e Kosovës nuk po reagon si duhet karshi marrëveshjes së arritur në mes konsorciumit amerikan dhe Serbisë.

Sipas tij, ekzekutivi kosovarë e ka parasysh se e ka ndarë sovranitetin me Serbinë për pjesën e veriut për llogari të huajve, e jo për qytetarin e Kosovës. “Prandaj qeveria nuk mund të reagojë kundër një gjendjeje që e ka legjitimuar vet”, tha Zogiani për Telegrafin.

Konsorcium amerikan “New Generation Power” të premten ka nënshkruar me Qeverinë e Serbisë një marrëveshje për nxjerrjen e mineraleve nga Trepça, përkatësisht në pjesën veriore të kosovës. Me këtë rast, ministri i Minierave dhe i Resurseve Natyrore në Qeverinë serbe, Milan Bacevic ka thënë se nënshkrimi i kësaj kontrate ka ardhur pas marrëveshjes për veriun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Nga ana tjetër, Chirinjeev Kathuria, drejtor i këtij konzorciumi, ka thënë se për arritjen e kësaj marrëveshjeje konsorciumi që ai drejton është dashur të bashkëpunojë ngushtë me Departamentin Amerikan të Shtetit, me qëllim të zgjidhjes së ndonjë çështje ligjore dhe problemeve të tjera që ndërlidhen me Trepçën.

Ai ka deklaruar në Beograd se pas nënshkrimit të marrëveshjes me Qeverinë e Serbisë do t’i nisë bisedat edhe me Qeverinë e Kosovës. (B.Devolli) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori