LAJMI I FUNDIT:

Treshja për drejtor të Burgut të Dubravës

Treshja për drejtor të Burgut të Dubravës

Pretendentët kryesorë për postin e drejtorit të Burgut të Dubravës janë: Muamer Blikiqi, ish drejtor i Burgut të Lipjanit, Rasim Selmani, që aktualisht është zyrtar për Siguri në Shërbimin Korrektues dhe Naser Balaj, i cili është zyrtar në Agjencinë e Rrezatimit.

Një burim i sigurt brenda Ministrisë së Drejtësisë në kushte anonimiteti i ka thënë “Epokës së Re”, se këta tre kandidatët janë treguar më të mirët në intervistën që është mbajtur në martën nga komisioni përkatës.

Po i njëjti burim ka deklaruar se më së largu deri më 1 mars njëri nga këta tre kandidatët do të zgjidhet drejtor i Qendrës korrektuese më të madhe në Kosovë. /Telegrafi/