LAJMI I FUNDIT:

Tretje e çuditshme kundër të gjitha llojeve të njollave: Çdo amvisë duhet patjetër ta dijë!

Tretje e çuditshme kundër të gjitha llojeve të njollave: Çdo amvisë duhet patjetër ta dijë!

Përbërësit e fuqishëm të sprejit shtëpiak do t’i eliminojnë madje edhe njollat e vjetra, të forta.

Receta është mjaft e thjeshtë, ndërkaq mjetin që e merrni mund ta përdorni për eliminimin e të gjitha njollave.


Ajo që është më e rëndësishme, ky mjet nuk përmban kurrfarë kimikati, i cili do të mund të shkaktonte reaksion alergjik në lëkurë te fëmijët dhe te të rriturit.

Përbërësit: 1 filxhan ujë të vluar, gjysmë filxhani sodë buke, gjysmë gote hidrogjen (3%), të cilin mund ta blini në barnatore, transmeton Telegrafi.

57015555-81836

Përgatitja:
Hidheni ujin e vluar mbi sodën e bukës. Prisni që të ftohet dhe që soda në tërësi të tretet, pastaj shtoni hidrogjenin.

Të gjitha këto tundni mirë dhe qitni në një shishe që ka spërkatëse, dhe mjeti juaj për eliminim e njollave është i gatshëm.

Spërkatni cilëndo njollë dhe lëreni të veprojë disa orë.

Nëse njolla është e vjetër, njomeni stofin në mjetin e përgatitur dhe lëreni ashtu tërë natën. /Telegrafi/