LAJMI I FUNDIT:

Tri gjëra janë kryesore: A dini t’i kërkoni falje partnerit në mënyrë të drejtë

Tri gjëra janë kryesore: A dini t’i kërkoni falje partnerit në mënyrë të drejtë
-->

Nëse e bëni gabimisht, do të dukeni të pasinqertë dhe mund të shkaktohen grindje edhe më të mëdha

Çdo çift që është në lidhje përjeton grindje dhe konflikte, mirëpo kur e gjithë kjo kalon dhe i shikoni gabimet vetjake, është e nevojshme të kërkoni falje.

Është e nevojshme të keni guxim dhe t’i pranoni që disa gjëra i keni bërë gabimisht. Mirëpo, në të shumtën e rasteve, njerëzit ndihen keq dhe turpërohen kur gabojnë, gjë që i pengon të përmirësojnë situatën dhe marrëdhënien me partnerin.

Është me rëndësi që sa më parë të liroheni nga ndjenja e papëlqyeshme, pa marrë parasysh për çka është fjala, transmeton Telegrafi.

Mënyrat e duhura dhe të gabuara për të kërkuar falje – dhe përse ka rëndësi kërkimfalja
Lexo po ashtu Mënyrat e duhura dhe të gabuara për të kërkuar falje – dhe përse ka rëndësi kërkimfalja

1. Bëhuni të sinqertë dhe flisni nga zemra. Nëse sinqerisht ju vjen keq, tregoni emocionet dhe thoni atë që keni në mend. Është me rëndësi të flisni thjesht dhe qartë.

2. Lëvizjet pozitive të trupit janë me shumë rëndësi. Duhet të dini që nuk janë të rëndësishme vetëm fjalët gjatë bisedës. Lëvizjet e trupit tuaj gjithashtu tregojnë se si ndiheni. Mos i kryqëzoni duart dhe të jeni tepër të tendosur, sepse do të lini përshtypje që nuk jeni të sinqertë.

3. Mos u mbroni gjithmonë edhe ndaj vetes të merrni qëndrim mbrojtës. Kjo mund të jetë edhe një shkak më shumë për t’u grindur, ndërkaq rasti për kërkim falje do të humbet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Çfarë të vizitosh
Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Bëje vet
Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Lifestyle
Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Lifestyle
Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Stil
S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani

S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani

Bëje vet
Kalo në kategori