LAJMI I FUNDIT:

Tri lloje të vajzave që duhen shmangur

Tri lloje të vajzave që duhen shmangur
View of a Young attractive woman angry against delivery man

Për disa meshkuj, pothuajse secila vajzë është e mirë deri kur të ndahen nga ato, por me disa pjesëtare të gjinisë së bukur është më mirë që të mos hyhet në lidhje të thella.

Ish e dashura


Më së miri është që të mos përsëriten lidhjet e mëparshme, nëse tashmë gjërat kanë përfunduar keq për ju. Së pari për shkak se shihet që nuk keni qenë njëri për tjetrin, e ndoshta edhe keni pasur probleme serioze, të cilat mund të jenë pengesë, nëse e rifilloni lidhjen.

Nuk është e pazakontë nëse mendoni për ish të dashurën në ndonjë moment dobësie, sidomos nëse jeni të vetmuar. Por, duhet të mendoni mirë për arsyet pse jeni ndarë para se t’i ktheheni lidhjes së gabuar, sepse më vonë do të pendoheni, transmeton Telegrafi.

Motra e shokut më të mirë

Shmangni lidhjet intime me motrën e shokut tuaj më të mirë, jo vetëm që do ta shkatërroni miqësinë me shokun më të mirë, nëse gjërat nuk funksionojnë ndërmjet jush, shanset janë shumë të mëdha që ta pranoni ndonjë goditje për shkak të lëndimit të motrës së tij.

Gjithashtu, mund ta harroni mundësinë për t’u ankuar kur gjërat të mos shkojnë mirë ndërmjet jush, sepse bëhet fjalë për një konflikt direkt të interesave në rastin e tij, e ai nuk do të mund të qëndrojë gjithmonë në anën tuaj.

Ish e dashura e shokut tuaj

Nëse e çmoni shokun, dhe lidhja juaj me të është e rëndësishme, shmangeni nisjen e ndonjë lidhjeje me ish të dashurën e tij. Lajmi për lidhjen me të do të përhapet shpejt në rrethin e miqve dhe nuk do t’i sjellë asgjë të mirë reputacionit tuaj.

Përveç kësaj, rrethanë vështirësuese për lidhjen tuaj mund të jetë edhe fakti që ai ende vuan për të dhe do të jetë shumë e pakëndshme nëse vendosni të shoqërohem me miq të përbashkët, gjë që do të thotë edhe takim të tij me ish të dashurën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori