LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyra për heqjen e qimeve në veshë

Tri mënyra për heqjen e qimeve në veshë

Shumica e meshkujve as që e dinë se kanë qime në vesh. Mirëpo, përderisa ata nuk e dinë, të gjithë të tjerët e dinë.

Pra, është e rëndësishme që për t’u dukur higjienik, t’i hiqni këto qime rregullisht, transmeton Telegrafi.


Për t’i hequr qimet, ekzistojnë tri mënyra të lehta, të cilat i gjeni në vijim:

Shkëputja e qimeve

Plani i parë i “sulmit” përfshinë pincetë apo piskatore dhe një pasqyre.

Pasqyrën e vogël e përdorni për të pasur një pamje më të mirë të brendësisë së veshit, ndërsa me piskatore i hiqni qimet një nga një.

Pasi që piskatorja i heq qimet nga rrënja, ju nuk do të jeni të detyrueshëm ta përsëritni procedurën aq shpesh.

Depilimi

Po pra, depilomi. Mund të shkoni në një sallon të thonjve dhe t’i kërkoni zonjës t’ua depilojë veshin.

Mund t’ju duket dramatike, por kjo procedurë funksionon shumë lehtë.

E mira e kësaj është se nuk mbetet asnjë qime pa u hequr, përderisa i tërë procesi merr më pak se 5 minuta kohë.

Heqja me makinë rroje të veshëve

Kjo është ndër mënyrat më të lehta për t’i hequr qimet e veshit, por kërkon më shumë vëmendje dhe më shumë kohë.

E mira e kësaj metode është se shkakton më pak dhimbje sesa dy metodat tjera të lartcekura, dhe mund të performohet pa ndihmën e pasqyrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori