Tri metoda natyrale për të luftuar celulitin pas moshës 30-vjeҫare
Nëse do të dukesh bukur, atëherë përgatitu të bësh një trajtim për rezultate më të mira. Një plan special anticeluliti, i kombinuar me një dietë me ushtrime, si dhe me disa ushqime të veçanta, pas dy javësh nuk do të jesh më njëlloj.
Kjo mënyrë e re, e zbuluar së fundi nga studimet, do të të japë rezultate për një kohë të gjatë. Ndaj, ndiq me kujdes këto hapa:
Nëse je afër apo i ke kaluar të 30-at, ji e vëmendshme:
Sa më shumë ujë
Rregulli i parë dhe shumë i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë për reduktimin e celulitit është të pish sa më shumë ujë. Nëse e bën rutinë pirjen deri në 3l ujë në ditë, celuliti do të reduktohet shumë shpejt. Por, mos harro! Nëse ujin e ke vështirë ta pish, shtrydh brenda 2-3 kokrra limon.
Masazh me një furçë anticelulit ose me kafe
Hapi tjetër është nxitja e qarkullimit të gjakut në zonat ku ke celulit. Kjo mund të bëhet fare thjeshtë me një furçë speciale kundër celulitit ose edhe me kafe.
Përdor furçën në zonat ku ke celulit, kofshët, barku, vithet dhe përpiqu ta bësh këtë në mëngjes dhe 3 herë në javë. Për një kohë shumë të shkurtër, rezultatet do të jenë fantastike. Kjo mënyrë do të eliminojë ndjeshëm yndyrën nga lëkura.
Një dietë kundër celulitit
Hapi i 3-të për të eliminuar celulitin nga kofshët, vithet apo këmbët është një dietë e cila ka në bazë perime dhe fruta të freskëta, të pasura me proteina.
Siҫ dihet, frutat përmbajnë sakarozë, një formë sheqeri, por nuk duhet të konsumosh më shumë se 150 gram fruta çdo ditë. Kur është fjala për perimet, ato duhet të jenë sa më të freskëta dhe të tilla mund të konsumosh më shumë se 1 kg në ditë. Në fakt, nëse do vërtet të eliminosh celulitin në një kohë shumë të shkurtër, më shumë se gjysma e ushqimeve që konsumon duhet të jenë perime të freskëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRreziqet e internetit: Këshilla të sigurisë për prindërit, fëmijët dhe tinejxherët
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Maska më e mirë kundër zbokthit
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Ngërçet te bebet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën