LAJMI I FUNDIT:

Tri pikë të reja për Milanin

Tri pikë të reja për Milanin

Me rezultat prej 2-1, Milani e ka mposhtur Bolognan në ndeshjen e të dielës që u zhvillua në San Siro.

Mysafirët arritën që ta mbajnë të paprekur portën e tyre në fraksionin e parë, përkundër sulmeve të vazhdueshme të Rossonerëve.

Krahas rasteve të El Shaarawy, Boateng, Niang e Constant, shansin më të mirë për të shënuar e pati Pazzini me kokë, por Agliardi e shpëtoi skuadrën e tij.


Giampaolo Pazzini nuk arriti të shënojë nga një tjetër rast i mirë në pjesën e dytë, por në minutën e 65-të e zhbllokoi rezultatin me ndihmën e mbrojtësit mysafir Mikhael Antonsson.

Sulmuesi italian pranoi një top nga Kevin-Prince Boateng dhe shënoi golin e dytë personal dhe të skuadrës në këtë takim (82’).

Pas një krosimi të Christian Pasquatos, Philippe Mexes shënoi autogol për ta bërë më interesant fundin e takimit (84’).

Milani ka 34 pikë dhe pozicionohet në vend të gjashtë duke zhvendosur Romën një pozitë më poshtë (Giallorossët sonte zhvillojnë derbin ndaj Interit). Rossonerët janë nëntë pikë larg pozitës së tretë që çon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/