Pyetjet që do të zgjidhin dilemën a është ai mashkulli i vërtetë për ju
Keni njohur një djalosh të mrekullueshëm – të bukur, inteligjent, të këndshëm, mirëpo disa vjet më të ri? Mendoni a ka kuptim të vazhdoni çfarëdo lidhjeje qoftë, sepse dallimi në moshë mund të thotë edhe qëllime dhe plane të tjera.
Për t’ju gëzuar që lidhja (serioze) me mashkullin më të ri mund të ketë sukses, patjetër që më parë duhet të merrni parasysh edhe përgjigjet këtyre tri pyetjeve, transmeton Telegrafi.
A keni plane të ngjashme për të ardhmen?
Kjo është njëra ndër pyetjet më të rëndësishme në çdo lidhje, pa marrë parasysh dallimin në moshë, posaçërisht nëse lidhja bëhet serioze. A dëshironi të keni fëmijë? Ku dëshironi të jetoni? A e mendoni karrierën në vend të parë?
Sa më parë që të mësoni përgjigjet këtyre pyetjeve, do të ketë më pak vend për t’u zhgënjyer dhe do të mësoni a mundeni me të ndonjëherë të planifikoni diçka. Pa marrë parasysh se sa është më i ri se ju, mbase edhe ai ka qëllime të njëjta si edhe ju, madje që tani. Është me rëndësi që sinqerisht të bisedoni dhe të mësoni a keni gjëra të përbashkëta dhe a mund të planifikoni bashkërisht.
A është mjaftueshëm i pjekur?
Dallimi në moshë nuk ka rëndësi, nëse i zgjedhuri juaj është mjaftueshëm i pjekur dhe mund t’ju ndjekë intelektualisht. Vitet vërtet mund të jenë vetëm numër, nëse personi që keni pranë ka interesime dhe plane të ngjashme dhe është më i pjekur se sa që tregojnë vitet e tij.
Nëse edhe psikikisht ju përshtatet perfekt dhe keni plane për të ardhmen, numri i viteve fare të mos ju nevrikosë dhe fare mos u merrni me to.
Çfarë janë reagimet e miqve dhe e të të afërmve?
Është më i ri dy apo tre vjet? Natyrisht, askush nuk do t’i vërejë. Mirëpo, nëse dallimi në moshë është një decenie, reagimet mund të jenë goxha të vrullshme. A duhet të brengoseni rreth kësaj?
Jo posaçërisht, sepse megjithatë kjo është jeta juaj dhe ju dini se çfarë ju pëlqen dhe çfarë ju përgjigjet. Mirëpo, mos i injoroni gjithmonë këshillat e miqve, megjithatë ata jua dëshirojnë më të mirën. Mbase ata shohin diçka që ju nuk keni mundur të shihni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Shtatë ushtrime për vithe dhe kofshë pa celulit (Video)
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
A është i rrezikshëm reduktimi i lëngut amniotik? Ja çfarë thonë ekspertët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën