LAJMI I FUNDIT:

Tri shenja që tregojnë se është koha t’i jepni fund lidhjes serioze

Tri shenja që tregojnë se është koha t’i jepni fund lidhjes serioze

Askujt nuk i pëlqen të mendojë rreth përfundimit të një lidhje – veçanërisht kur është serioze – por ndonjëherë duhet të ballafaqoheni me të vërtetën: gjërat thjesht nuk janë duke funksionuar.

Të vendosni nëse është koha t’i jepni fund një lidhje serioze apo jo, mund të jetë një gjë tejet konfuze dhe e vështirë. Mirëpo, më poshtë i keni disa këshilla që duhet t’ua kushtoni vëmendjen para se ta merrni këtë vendim, transmeton Telegrafi.


Shprehia dhe dashuria janë gjëra të ndryshme

Shpeshherë kemi tendenca t’i përziejmë këto dy gjëra. Të dalim në mbrëmje apo të shpenzojmë kohë së bashku në bibliotekë mund të jetë mundësi e mirë. Por, asnjëherë nuk duhet t’i ngatërroni këto.

Ju mund të keni shprehi ta dërgoni atë në shtëpi pas një ecjeje të gjatë, por kjo nuk është dashuri.

Nuk keni dëshirë të përpiqeni t’i bëni gjërat të funksionojnë

Nëse keni propozuar disa herë më shumë takime, keni udhëtuar më shumë, keni qenë më mbështetës, atëherë keni provuar thuajse çdo gjë. Mirëpo, nëse asnjëri nga ju të dy nuk përpiqet ta bëjë lidhjen të funksionojë, atëherë duhet të ndaheni.

Ka humbur besimi

Është lehtë të thuhet “fal dhe harro”, por nuk është aq e thjesht të bëhet. Nëse në fund të ditës nuk mund ta rifitoni besimin, atëherë lidhja nuk ka shpëtim.

Besimi është ndër shtyllat më të rëndësishme të çdo lidhje, prandaj, nëse ju apo partneri e keni thyer, është vështirë të ndërtohet prapë. /Telegrafi/