LAJMI I FUNDIT:

Tri veprime “historike” që Erdogan i bëri për dy ditë

Tri veprime “historike” që Erdogan i bëri për dy ditë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, brenda një ditë nga “Sulltani i Bosforit”, u shndërrua në “faktor stabiliteti dhe paqeje”.

Data 27 qershor, do të mbetët në historinë moderne të Turqisë, e vlerësuar si dita, ku lideri i tyre shënoi një “het-trik”.


Gjithçka ka filluar të dielën, kur u tha se është arritur një marrëveshje e paqes mes Izraelit dhe Turqisë, ndërsa një ditë më vonë, ka ardhur edhe kërkimfalja e shumëpritur drejtuar presidentit rus, Vladimir Putinit dhe drita e gjelbër nga Brukseli për vazhdimin e eurointegrimeve.

Këto tri çështje kanë qenë tema kryesore për muaj të tërë dhe, kanë qenë një pengesë në raportet mes Ankarasë dhe pjesës tjetër të botës.

Ngjarja kryesore, gjithsesi, është edhe “kërkim falja” e Erdoganit ndaj kolegut tij rus, pas ngjarjes së ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, kur forcat turke sulmuan aeroplanin ushtarak rus në kufirin Turqi-Siri, e që rezultoi me prishje të raporteve.

Në kohën kur filloi acarimi i raporteve mes Ankarasë dhe Moskës, u lajmërua edhe Izraeli, por problemi ka datuar nga 6 vjet më parë, nga mosnjohja e shteteve.

Pajtimi mes tyre ndodhi edhe pas kërkim-faljes së Izraelit për vrasjen e punëtorëve humanitarë në Gazë, transmeton lajmi.net.

Por të gjitha këto veprime, ndodhën në pak para 30 qershorit, datës kur do të mbahet konferenca ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian dhe Turqisë, ku do të hapet kapitullit i ri i bisedimeve mes Brukselit dhe Ankarasë.