LAJMI I FUNDIT:

Triumf komod i Djajve

Triumf komod i Djajve

Manchester Unitedi ka regjistruar fitore prej 2-0 kundër West Bromwich Albion në ndeshjen e vlefshme për xhiron e njëzet në Ligën Premier që u zhvillua të shtunën në Old Trafford.

Vendasit dominuan tërësisht pjesën e parë, në të cilën u shënua një gol. Në fakt, shënoi një lojtar mysafir, Gareth McAuley, mirëpo ai e gaboi portën pas harkimit të Ashley Young (9’).

Në minutat shtesë (90’+1), Robin van Persie pranoi një top nga Antonio Valencia për ta dyfishuar rezultatin.


Kjo fitore e mban Manchester Unitedin shtatë pikë përpara kampionit në fuqi, Manchester City. /Telegrafi/