LAJMI I FUNDIT:

Tronditen të gjithë: Pijet e nxehta si kafja apo qaji, shkaktarë të këtij KANCERI

Tronditen të gjithë: Pijet e nxehta si kafja apo qaji, shkaktarë të këtij KANCERI

Një panel i shkencëtarëve ndërkombëtarë kanë klasifikuar kafetë ekstra të nxehta dhe çajin si kancerogjenë të “mundshëm”.

Pijet e nxehta e rrisin rrezikun e kancerit në lukth, sipas një raporti të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmeton Telegrafi.


Paneli ndërkombëtarë i përbërë prej 23 shkencëtarëve i kanë analizuar hulumtimet e mëhershme dhe i kanë cituar tri studime kyçe që sugjerojnë se njerëzit që konsumojnë kafe apo çaj në temperatura të larta janë më të prirë të vuajnë nga kanceri në lukth sesa njerëzit që i pinë pijet e tyre më të ftohta.

Hulumtuesit ende nuk janë të sigurt se përse, por thonë se pijet e nxehta i dëmtojnë qelizat e lukthit.

Pijet e nxehta dyshohet se mund ta dyfishojnë rrezikun për këtë lloj të kancerit, sipas Mariana Stern, profesoreshë e epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe një nga anëtarët e panelit të WHO.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të ceket se rreziku mesatar i një personi për kancer në lukth është shumë i vogël: vetëm .5 për qind, sipas National Cancer Institute.

Pijet mbi 64 gradë celsius janë në “zonën” e rrezikut, thotë ky raport i fundit.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori