LAJMI I FUNDIT:

Tropojë, asgjësohen 1350 rrënjë kanabis

Tropojë, asgjësohen 1350 rrënjë kanabis

Policia e Tropojës ka asgjësuar rreth 1350 rrënjë bimë narkotike të lloji kanabis sativa dhe ka vënë në pranga një person të dyshuar për kultivimin e tyre.

Bimët narkotike u zbuluan në fshatin Curraj i Epërm, të mbjella në 5 parcela.


Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Nriçim Xhepa, 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.