LAJMI I FUNDIT:

Trump përballë saj: Sekretet e errëta të Hillary, rrëfyer nga një ish këshilltar i Clintonëve

Trump përballë saj: Sekretet e errëta të Hillary, rrëfyer nga një ish këshilltar i Clintonëve

Hillary Clinton ka avantazhin ndaj Donald Trumpit. Por Trumpi mund ta ndalë, argumenton Dick Morris. Morrisi ka këshilluar Hillarynë për 20 vjet. Ai ia di sekretet e saj më të errëta. Dhe tani i zbulon në librin e tij, “Armageddon”.

Armageddoni është beteja përfundimtare mes të mirës dhe të keqes.


Tani, në librin e tyre shpërthyes, “Armageddon: Si mund ta mposhtë Trumpi Hillarynë”, autorët Dick Morris dhe Eileen McGann zbulojnë një plan befasues të lojës politike, që mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016.

“Mos kini asnjë dyshim, Trumpi do të ketë një betejë shumë të vështirë”, thotë Dick Morris.

“Me një media liberale të njëanshme në favor të Hillarysë, trendet demografike që favorizojnë votuesit e rinj dhe etnikë – dhe disa republikanë në luftë me kandidatin e partisë së tyre, Trumpi duhet të ndryshojë qasjen”.

Trumpi ende mund të fitojë dhe të mundë Hillarynë, argumenton Morris tek “Armageddon”.

Pak kush e njeh dhe e kupton më mirë Hillary dhe Bill Clintonin.

Për më shumë se 20 vjet Dick Morris ka shërbyer si këshilltar personal politik dhe ka qenë njeriu më i besuar.

Dick ua di pikat e forta dhe dobësitë – ashtu sikurse dhe sekretet e tyre më të errëta.

Për herë të parë, ai zbulon sekretet e Hillary-së në librin “Armageddon”, – dhe shpjegon pse Trumpi duhet të injorojë librat tradicionale të rregullave të Partisë Republikane, për ta vendosur atë në qendër të vëmendjes dhe për ta mundur një herë e përgjithmonë.

Morris beson se zgjedhjet e vitit 2016 do të jenë më vendimtaret në histori.

Amerika mund të shkojnë në rrugën e socializmit “mandati i tretë i Obamës” – ose të marrë një rrugë të ringjalljes ekonomike dhe shpirtërore – një rrugë që e bën vërtetë përsëri të madhe.

Tek libri “Armageddon”, Morrisi parashtron planin e tij të sulmit, kundër Hillarysë.

• Ajo është një “e sëmurë, patologjike dhe gënjeshtare seriale”, që duhet ekspozuar – ai zbulon prova.

• Hillary humbi çdo të drejtë për të pretenduar që të jetë komandante e përgjithshme, pas Bengazit – detaje të reja tregojnë se si e mbuloi ajo rolin e saj.

• Ajo do të fusë përsëri Amerikën, në një tjetër luftë të panevojshme.

Ajo është “e fiksuar pas fshehtësisë dhe paranojake” – Morris zbulon detaje të panjohura më parë, që tregojnë se ajo do që të jetë “kryekontrollorja”.
Ajo është shumë e ndjeshme ndaj ndjekjes penale pikërisht tani – dhe mund të jetë objektiv i seancave të impeachment-it, që nga dita e parë e një presidence të mundshme.

Por Morrisi thotë se vetëm sulmet ndaj Hillarysë nuk do ta mposhtin atë.

Donald Trumpi ka nevojë për një master plan – një strategji të madhe për të shmangur gabimet e republikanëve në 2008 dhe 2012.

Dick Morris i jep këto këshilla Trumpit.

• Si mund të bindë Trumpi 8 milion votuesit e bardhë, të cilët nuk shkuan të votojnë për Mitt Romneyn në vitin 2012?

• Pse terrorizmi mund të rezultojë asi nën mëngë i Trumpit – dhe pse ai duhet të vërë në dukje përpjekjet e Hillarysë dhe Obamas për të lënë terroristët të hyjnë në SHBA.

• Fakti që Obamacare nuk është një çështje e vdekur – dhe si Trumpi mund ta përdorë, për të fituar votuesit me të ardhura të ulëta, që kanë mbetur të dëmtuar nga ky program socialist.

• Pse emigrantët dhe votuesit e sindikatave mund të rezultojnë aleatët më të mëdhenj të Trumpit.

• Dobësitë e Hillary-së me Kinën, Iranin, Izraelin, Meksikën dhe shumë vende të tjerë.

Strategjia e fshehtë e Trumpit për votuesit zezakë: ai mund të fitojë më shumë se çdo republikan, duke përdorur këtë çështje.

Të martën, më 8 nëntor 2016, votuesit amerikanë do të marrin një vendim të rëndësishëm.

Ata do të vendosin nëse ky vend i madh do të mbetet ose jo një demokraci kushtetuese, me treg të lirë. Steka nuk mund të jetë më e lartë.

Nëse Hillary Clintoni zgjidhet president, ky do të jetë fundi i Amerikës që ne njohim dhe duam.

“Tek Armageddon,” Morris ofron një manual se si forcat e të mirës mund të fitojnë këtë betejë.

Dick Morris është i admiruar për analizat e tij. Revista Time e ka quajtur atë “qytetari privat me më shumë ndikim në Amerikë”.

Një strateg politik i mirënjohur, ai ishte arkitekti i rikthimit të Bill Clintonit në vitin 1996, dhe ka drejtuar fushatat fituese të më shumë se 30 senatorëve dhe guvernatorëve. Në nivel ndërkombëtar, ai ka kryesuar fushatat fituese të presidentëve dhe kryeministrave në pesë kontinente. /Newsmax – Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori