LAJMI I FUNDIT:

Truqet e bukurisë që secila femër duhet t’i dijë

Truqet e bukurisë që secila femër duhet t’i dijë

Mënyra natyrale për t’i larguar rrudhat rreth gojës

Duhet të keni 200 gramë dyllë blete, lule të freskëta kumaku dhe 750 ml vajë ulliri, transmeton Telegrafi.


Përbërësit i zieni në temperaturë të ulët për një minutë dhe e lini produktin ashtu gjatë natës.

Në mëngjes, e ngrohni prapë dhe e futni në një tas.

Kremin e fituar e aplikoni në rrudha çdo ditë për dy javë.

Krejt çfarë ju duhet është KASTRAVECI

Përzieni porcione të barabarta të lëngut të kastravecit dhe patateve dhe përdoreni produktin e fituar për t’i hequr pjesët e ënjtura te sytë.

Ndërsa rrathët e zinj te sytë mund të trajtohen me një përzierje të lëngut të kastravecit me atë të limonit në porcione të barabarta.

Thoni lamtumirë pikave të zeza për 10 sekonda!

Për t’i hequr pikat e zeza në fytyrë duhet të përzieni dy lugë gjelle uthull me dy lugë gjelle lule misri.

Produktin e fituar e aplikoni në pikat e zeza për 10 sekonda dhe pastaj e hiqni produktin me ujë të nxehtë dhe do të shihni se pikat e zeza do të largohen përgjithmonë!

Hiqni qafe thinjat

Pasi të preni hudhrën, shtoni limonë, mjaltë dhe fara liri.

Pastaj, këta përbërës i përzieni mirë dhe i vendosni me një tas.

Tasi duhet të vendoset në frigorifer dhe para shujtave e konsumoni dy herë në ditë. /Telegrafi/