LAJMI I FUNDIT:

Truqet psikologjike që do t’ju ndihmojnë të komunikoni me çdo person

Truqet psikologjike që do t’ju ndihmojnë të komunikoni me çdo person

Shpeshherë s’dimë se çfarë të flasim me dikë, ose nuk ndjehemi komfort ta pyesim dikë për diçka.

Mirëpo, ekspertët zbulojnë shumë teknika të cilat do t’ju ndihmojnë të ndërtoni lidhje të mira me çdo person të mundshëm, transmeton Telegrafi.


Nëse përgjigja nuk të mjafton – p.sh., nëse personi me të cilin jeni duke biseduar ka lënë diçka pa thënë, nuk ka qenë i qartë apo ka gënjyer – mos pyetni prapë. Por, në vend të kësaj shikojeni atë në heshtje dhe në sy. Kjo teknikë do e fusë atë në një “korner” dhe do të detyrohet psikologjikisht të vazhdoj të flasë për mendimet e veta.

Nëse e dini se dikush do t’ju kritikojë – Mblidheni kurajën dhe qëndroni ulur pranë tij/saj. Në këtë rast, personi do të qetësohet dhe do të ketë tendenca të thotë më pak gjëra negative për ju sesa nëse do të mbanit distancë.

Metoda e vjetër dhe e dëshmuar shkencërisht – Kjo metodë përdoret nga studentët në provime. Ata imagjinojnë se profesori është shoku i tyre i ngushtë, prandaj ndjehen më të qetë dhe është më lehtë për ta t’i gjejnë përgjigjet e sakta. Kjo teknikë është efektive në çdo rrethanë tjetër. Këtë mund ta provoni edhe në një intervistë të rëndësishme pune.

Si ta dini nëse po i pëlqeni dikujt? – Nëse çdo person në grup fillon të qeshë përnjëherë, atëherë në mënyrë instinktive secili e shikon personin që i pëlqen më së shumti, ose me të cilin ndjehen më së afërmi. Prandaj, kur jeni në raste të tilla vëzhgojini sytë e secilit dhe do të mësoni shumë! /Telegrafi/