LAJMI I FUNDIT:

TSstartup fton zhvilluesit kosovar të garojnë për çmimin prej 30 mijë eurosh

TSstartup fton zhvilluesit kosovar të garojnë për çmimin prej 30 mijë eurosh

Programi i Telekom Slovenije për përshpejtim të biznesve i quajtur TSstartup ka bërë thirrje publike për aplikacione në programin e saj, me të cilin synon t’i mbështes bizneset. Pas zbatimit të suksesshëm të gjeneratës së parë, Telekom Slovenije, me thirrjen e re publike për pjesëmarrje në program, u ofron mundësi të bashkëpunimit mes zhvilluesve slloven dhe atyre ndërkombëtar, ndërsa afati i fundit për aplikim është 8 marsi 2013.

I themeluar nga Telekom Slovenije, programi për përshpejtimin e bizneseve, TSstartup fton të gjitha bizneset e reja dhe zhvilluesit të cilët kërkojnë mundësi, të prezantojnë idetë apo zgjidhjet e tyre në treg, duke hyrë në edicionin e dytë të garës TSstartup.

Të gjithë pjesëmarrësit në TSstartup mund të aplikojnë në program deri më 8 mars. Aplikimi mund të bëhet në faqen http://www.tsstartup.si/ ku të gjitha kushtet e aplikimit janë të publikuara.


Kompani, ekipe dhe individ të cilët punojnë në zhvillimin e uebfaqeve apo shërbimeve mobile apo atyre të telekomunikimit janë të inkurajuar të aplikojnë. Kësaj radhe, edhe kompanitë, ekipet apo individët nga Kosova janë të ftuar të marrin pjesë në program.

Komiteti i ekspertëve do të përzgjedhin aplikacionet me potencialin më të madh për zhvillim, dhe ekipet e përzgjedhura do të fillojnë programin e përshpejtimit të biznesit nga 18 marsi 2013.

TSstartup është programi i parë i këtij lloji në Slloveni i cili u ofron pjesëmarrësve gjithçka iu duhet për zhvillim dhe përgatitje për të hyrë në tregun e telekomunikacionit.

Telekom Slovenije do tu ofrojë kompanive të reja dhe zhvilluesve individual hapësirë të punës me bazë në Lubjanë, dhe të njëjtit do të kenë infrastrukturën e nevojshme, ndihmën profesionale, mentorimin dhe trajnimet e specializuara në harduer, softuer biznes dhe ndërmarrësi . programi do të zgjasë 4 muaj, ndërsa pjesëmarrësit duhet që shpenzimet e udhëtimit ti mbulojnë vet. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të garojnë për çmimin prej 30.000 eurosh. / Telegrafi /