LAJMI I FUNDIT:

Turan mbetet jashtë Turqisë

Turan mbetet jashtë Turqisë

Arda Turan është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë në këtë fillim edicion me Barcelonën.

Edhe pse po luan rregullisht me kampionët e Spanjës, Arda Turan nuk është grumbulluar nga Kombëtarja e Turqisë.


Nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë lëndim të futbollistit, por lënien jashtë ekipit e ka bërë trajneri Fatih Terim.

Terim e la Turanin jashtë Kombëtares turke për dy ndeshjet miqësoren ndaj Rusisë dhe ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Kroacisë.

Kjo zgjedhje e trajnerit erdhi pasi gjatë kampionatit evropian ‘Francë 2016’, numri një i bankës turke dhe Turan kishin një debat të ashpër.

Kujtojmë që Turqia është në grup me Kosovën për kualifikimet e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’. /Telegrafi/