LAJMI I FUNDIT:

Turizmi në Shqipëri, ende patriotik: Numri më i madh i turistëve, nga Kosova (Video)

Turizmi në Shqipëri, ende patriotik: Numri më i madh i turistëve, nga Kosova (Video)
Beautiful beach in Saranda, Albania.

Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij sezoni veror u rrit me 19.7 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi, thotë se në krye të listës qëndrojnë shqiptarët.


“Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, por edhe nga çdo vend tjetër evropian pati një numër të rritur të turistëve”, thotë Ekonomi.

Rritja e numrit të turistëve, sipas ministres Ekonomi, ka çuar në shtim të aktiviteteve të hotelerisë dhe restoranteve, që në anën tjetër përbën dhe një mundësi më shumë për punësim.

“Në janar-gusht 2016 janë 2.4 për qind më shumë biznese që nisën aktivitetin, ndërsa vlerësimet në sektorin e punësimit që vijnë nga turizmi apo aktivitete të lidhura me turizmin, tregojnë që numri i të punësuarve në sektor u rrit me 77 mijë persona”, shton ministrja.

Këtë vit Shqipërinë e vizituan disa herë grupe gazetarësh ndërkombëtarë të cilët shkruan artikuj mbi potencialin turistik të vendit. Por nuk mungoi edhe pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare, ku operatorët turistikë shkëmbyen eksperiencat me operatorë të huaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori