LAJMI I FUNDIT:

Turqi: Është rritur numri i të vrarëve nga sulmi në autobus

Turqi: Është rritur numri i të vrarëve nga sulmi në autobus

Nga eksplodimi që e ka goditur një autobus ushtarak në pjesën juglindore të Turqisë, janë vrarë së paku 10 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe janë plagosur tetë të tjerë.

Shpërthimi i mbrëmshëm ka ndodhur në një rrugë të ngarkuar me trafik ndërmjet qyteteve Derik dhe Kiziltepe, në rajonin turk, të banuar me popullatë shumicë kurde.


Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por autoritetet e Turqisë, e fajësojnë Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), e cila në të kaluarën e ka marrë përgjegjësinë për sulme të tilla të ngjashme në rajon.

Armiqësitë ndërmjet PKK-së dhe forcave të sigurisë së Turqisë kanë shënuar përshkallëzim vitin e kaluar, pas shkatërrimit të procesit paqësor.

Siç njofton Evropa e Lirë, prej atëherë, janë vrarë më tepër se 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë turke dhe mijëra militantë të PKK-së.

Prej vitit 1984, kur PKK-ja e ka filluar kryengritjen e armatosur për autonomi të 15 milionë kurdëve në Turqi, janë vrarë më se 40 mijë njerëz.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori