LAJMI I FUNDIT:

Turqia, letër të ashpër Tiranës: Gulenit, armikut të Erdoganit, ia dhatë tenderin për ‘Rrugën e Kombit’ (Video)

Turqia, letër të ashpër Tiranës: Gulenit, armikut të Erdoganit, ia dhatë tenderin për ‘Rrugën e Kombit’ (Video)
-->

Në një intervistë për Top Channel në muajin gusht, ambasadori turk, Hidayet Bayraktar deklaroi se Ankaraja priste nga Qeveria shqiptare reagim lidhur me interesat financiare dhe investimet e Fethullah Gulenit në Shqipëri. Gulen akuzohet nga Turqia se ka ngritur një organizatë paralele me shtetin turk, të quajtur FETO, e cila ka lidhje me biznese dhe kompani me interesa në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë.

Top Channel ka mësuar kohë më parë se, në rrugë diplomatike, shteti turk iu ka dorëzuar autoriteteve shtetërore qendrore një dokument “non paper”, pra një letër pa kokë, pa vulë dhe pa firmë, në të cilën nominalisht akuzohet një konsorcium turk, i cili sapo kishte fituar tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, për një periudhë 30-vjeçare dhe me një vlerë 596.1 milionë euro.

Letra dhe takimet e diplomatëve turq thuhet se kanë ardhur në kohën që “Vendeka” kishte fituar këtë tender, e në vazhdën e kërkesave të vazhdueshme të Ankarasë ndaj Tiranës për frenim, kontroll dhe mundësisht përzënie të interesave të Gulenit nga Shqipëria.

Thuhet se Qeveria shqiptare i ka rezistuar këtij presioni, sidomos për investime delikate që lidhen me shërbime me cilësi ndaj qytetarëve në sektorë të rëndësishëm, ku ky shërbim publik çalon në cilësi.

Por, duket se akuzat për firmën “Vendeka” kanë qenë të detajuara dhe kanë marrë vëmendjen e qeverisë.

Letra, të cilën Top Channel e disponon në versionin e saj të plotë, akuzon lidhjet e pronarit të “Vendeka Bilgi Teknolojieri”, Ismail Meral, me Fethullah Gulenin dhe organizatën e tij “FETO”, të cilësuar si terroriste nga ky dokument. I njëjti dokument citon emrin Baki Kuran, drejtorit të përgjithshëm të “Vendeka”-s, si pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar në Filipine në shtator të vitit 2013, ku Fetullah Gulen mori çmimin si kontributor për paqen.

Akuza më e rëndë e dokumentit të Ankarasë që disponohet nga Top Channel është për Husein Kizmazin, drejtorit të Rajonit të Paqësorit për firmën “Vendeka”, i cili akuzohet nga ky dokument si personi që ka blerë kamerat me të cilat u spiunuan djemtë e Erdoganit dhe të afërm të tij, që të përdoreshin për planet e organizatës “FETO” të Gulenit dhe aksionet e saj intimiduese.

Bëhet fjalë për ngjarjet e 17 dhjetorit 2013, ose ajo që nga Erdogan është cilësuar si grushti juridik i shtetit ndaj tij, kur me dhjetëra zyrtarë, ministra, djem ministrash, të gjithë të afërt me Erdoganin, u arrestuan apo hetuan lidhur me një shkelje të mundshme të embargos ndërkombëtare ndaj Iranit, për naftë dhe gaz. Sipas letrës, edhe pronari i “Vendeka”-s, pas këtyre ngjarjeve ndaloi ardhjet në Universitetin “Hacetepe” në Ankara.

Ajo që ka ndodhur menjëherë pasi kjo letër denoncuese e shtetit turk për firmën “Vendeka”, që kishte fituar tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, dihet. Tenderi u anulua dhe zyrtarisht iu gjetën shkelje të mëdha, ndaj dhe ai iu dha një konsorciumi tjetër shqiptar.

Tenderi ishte akti i parë publik që anulohej pas dorëheqjes së ministrit të Transporteve, Haxhinasto, por burimet i thanë Top Channel se dy ngjarjet kanë pak, ose aspak lidhje. Lidhja e vetme është mes letrës së Ankarasë dorëzuar autoriteteve shqiptare, si dhe akti i parë i suksesshëm i asaj që mund të quhet fillimi i hakmarrjes së Erdogan, ndaj bizneseve turke dhe interesave të tyre në Shqipëri, të lidhura me Fethullah Gulen.

Grushti i shtetit në Turqi në korrikun e shkuar, duket se me kalimin e muajve nuk po e shuan, por forcon armiqësinë e presidentit Erdogan, me kundërshtarin që ai e akuzon si autor të puçit, Fethullah Gulen. Udhëheqësi fetar, përveç kërkesës së drejtpërdrejtë për ekstradim Washingtonit, po përballet me goditjen e interesave të njerëzve të tij kudo në botë. Përjashtim duket se nuk ka bërë as Shqipëria.

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Lajme
Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Lajme
Konjufca kritikon Escobarin: Po vepron sikur Lajçaku

Konjufca kritikon Escobarin: Po vepron sikur Lajçaku

Lajme
Vrasësi serial që ekzekutoi pesë gra në Shqipëri, Karamuço tregon për hetimin

Vrasësi serial që ekzekutoi pesë gra në Shqipëri, Karamuço tregon për hetimin

Lajme
Ambasadori amerikan e provon edhe në muzikë, luan në piano në Prizren

Ambasadori amerikan e provon edhe në muzikë, luan në piano në Prizren

Lajme
Kalo në kategori