LAJMI I FUNDIT:

Turqia vijon ofensivën kundër militantëve kurdë

Turqia vijon ofensivën kundër militantëve kurdë

Turqia do të vijojë ofensivën kundër rebelëve kurdë në veri të Sirisë në një kohë kur nuk është regjistruar ende tërheqja e tyre në lindje të Eufratit, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, në ditën e gjashtë të ndërhyrjes ushtarake nga pala turke në shtetin fqinjë.

“YPG-ja (Njësitë për mbrojtjen e popullit kurd), siç ishte premtuar nga SHBA-ja në bashkëpunimin me Turqinë u shprehën se do të kalojnë në lindje të Eufratit sa më shpejt të jetë e mundur, pasi kjo zonë mbetet një objektiv i mundshëm”, pohoi Mevlüt Cavusoglu gjatë një konference shtypi.