LAJMI I FUNDIT:

U ça prezervativi? Ja çfarë të bëni

U ça prezervativi? Ja çfarë të bëni

Nëse prezervativi çahet, qoftë edhe përpara ejakulimit final, marrëdhënia mund të quhet e pambrojtur.

Në fakt, lëngjet e prodhuara gjatë fazave fillestare, përmbajnë gjithashtu spermë dhe mikrobe që mund të transmetohen tek partneri.

Pra, rreziqet për një shtatzëni të padëshiruar dhe për sëmundje seksualisht të transmetueshme, janë të mundshme.

Si të reagojmë?

Për të limituar rreziqet ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
Mos përdorni larës agresiv për vagjinën tuaj. Mjaftohuni vetëm me ujë të vakët. Kujdes! Kjo metodë nuk shmang totalisht mundësinë e infektimit, por ul shanset. Nëse gjaku, sperma ose lëngjet vaginale kanë rënë në kontakt me një plagë, dezinfektoji me alkool dhe betadinë.

unhappy-sex-life

Nëse mendoni se ka rrezik potencial për infektim, shkoni brenda 48 orëve në poliklinikën më të afërt. Mjekët specialistë do të të këshillojnë mënyrën më të mirë për te evituar rreziqet e infeksioneve. Më pas, brenda 15 ditëve, duhet të bëni testin e HIV dhe sërish pas 3 muajsh, për të qenë plotësisht të bindur.

Për të shmangur një shtatzëni të padëshiruar
Nëse doni të shmangni një shtatzëni, e vetmja mënyrë është marrja e pilulës “së ditës pas” (e këshillueshme brenda 12 orëve të para pas aktit, por mund të ketë efekt edhe pas 72 orësh).

Prezervativ i shpuar
Disa masa që mund të merrni për të shmangur shpimin e prezervativit:
– Mos e hapni ambalazhin me dhëmbë, gërshërë ose mjete të tjera prerëse.
– Mos e prekni me thonj ndërkohë që po e vendosni.
– Ndërkohë që e vendosni, mundohuni që të nxirrni jashtë të gjithë ajrin prej tij. Flluskat e ajrit favorizojnë çarjen e tij.
– Përdorni lubrifikant me bazë uji mbi prezervativ. Kjo e ul mundësinë që ai të çahet.
– Zgjidhni masën e duhur për partnerin tuaj. Një prezervativ shumë i madh, prishet më lehtë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori