LAJMI I FUNDIT:

U dënua për dy vrasje: Si u bë shtetas anglez shqiptari me një këmbë

U dënua për dy vrasje: Si u bë shtetas anglez shqiptari me një këmbë

Një shqiptar me një këmbë, i dyshuar për vrasje të dyfishtë në Shqipëri, arriti të fitojë nënshtetësinë angleze duke u hequr sikur ishte refugjat kosovar. Kështu raporton Daily Mail. Saliman Barci, 40 vjeç, u arratis për në Britani 20 vjet më parë pasi vrau dy persona me një armë ushtarake.

Babai i tre fëmijëve tani kërkohet nga autoritetet shqiptare, por po lufton kundër ekstradimit, duke përdorur ligjet për të drejtat e njeriut. Ai pretendon se në Shqipëri i rrezikohet jeta nga gjakmarrja.


Barci pretendon se sistemi gjyqësor në Shqipëri është i korruptuar dhe ai rrezikon të torturohet në burg. Një gjykatë në Angli dëgjoi se si ai i joshi dy viktimat e tij drejt vdekjes në korrik të vitit 1997 me premtimin e 340 mijë sterlinave cash.

Barci pretendon se nipi i tij u vra më vonë në shenjë hakmarrje. Sipas tij, Shqipëria është një vend ku nderi është më i rëndësishëm se jeta. Ai fitoi nënshtetësinë britanike duke u hequr si kosovar me emrin Samir Basha. Edhe pse është dënuar me 25 vite burg në vitin 2009 në Shqipëri, motra dhe nëna e tij kanë arritur ta çojnë çështjen në Apel.

Megjithatë, prokurorët shqiptarë thonë se kanë prova të reja për Barcin dhe kërkojnë ekstradimin e tij. Javën e shkuar, ministri i Drejtësisë në Britani, Micheal Gove tha se një në 20 të burgosur të huaj në Britani është shqiptar. Në total janë 10 mijë të huaj të burgosur në Britani.

Sipas tij, këta të burgosur i kushtojnë shtetit 18 milionë sterlina në vit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori