LAJMI I FUNDIT:

U kthyen nga Haxhi, tash presin e përcjellin mysafirë (Video)

U kthyen nga Haxhi, tash presin e përcjellin mysafirë (Video)

860 kosovarë panë nga afër vendin e shenjtë të besimtarëve myslimanë. Me t’u kthyer nga Haxhi, rendi e do që haxhinjtë të presin mysafirë.

Këta të fundit nuk janë të pakët që po vizitojnë Ramiz Sopjanin në Hajvali, pas udhëtimit që thotë se është më i rëndësishmi në jetën e tij.


Derisa ky qëndroi në Mekë, shprehet se nuk harroi familjarët e miqtë e tij, e madje se u lut edhe për shtetin e Kosovës.

Fqinjët e Ramiz Sopjanit në konak i shkuan edhe Kadri Makollit.

Ashtu siç e do zakoni, asnjë vizitor nuk kthehet duarthatë. Atyre u jepen dhurata simbolike, si tespi e parfume të sjella nga Arabia Saudite. /Klan Kosova/