LAJMI I FUNDIT:

U mbajt ceremoni përmbyllëse e punimeve në Korridorin 10 në pjesën e Maqedonisë

U mbajt ceremoni përmbyllëse e punimeve në Korridorin 10 në pjesën e Maqedonisë

Me një ceremoni përmbyllëse përfundoi rindërtimi i 64 urave të Korridorit 10, në pjesën e Maqedonisë, projekt i realizuar me mbështetje financiare të NATO-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë projekt, Maqedonia fitoi një infrastrukturë të re rrugore, ndërkaq rindërtimi i urave u zhvillua në tre faza. Në fazën e parë u rindërtuan urat në autostradën Katllanovë – Veles dhe krahun Shkup – Bllacë.


Faza e dytë përfshiu ureat nga Demir Kapia e deri në Gjevgjeli, kurse faza e tretë përfshiu urat nga Velesi e deri në Katllanovë. Ferenc Korum, gjeneral brigade në KFOR, nga forcat ushtarake hungareze, theksoi se ky korridor është mjaft i rëndësishëm për KFOR-in, por edhe për Maqedoninë.

Ministri i transportit dhe lidhjeve, Vllado Misajllovski, bëri të ditur se projektu ka kushtuar 300 milion euro./Telegrafi/