LAJMI I FUNDIT:

U2, grupi që i bëri ballë kohës për katër dekada

U2, grupi që i bëri ballë kohës për katër dekada

Ishin katër djem që 40 vite më parë, më 25 shtator 1976, u takuan në kuzhinën e një shtëpie në një apartament në periferi të Dublinit, një nga grupet e rokut më të dashur dhe urryer, popullor dhe influent të kohëve moderne, u bashkua për herë të parë.

Pronari, një baterist, disa ditë më parë kishte nxjerrë një njoftim në murin e “Temple Mount School” për të krijuar një grup. Atë ditë, në kuzhinë u takuan me pronarin e shtëpisë, Larry Mullen, Paul David Hewson, Adam Clayton dhe David Howell Evans. “Feedback” ishte emri që u zgjodh nga grupi që më pas preferoi të quhet “The Hype”.


Mirëpo, pasi Evans u bë “The Edge” dhe Paul Hewison “Bono Vox”, u vendos emri përfundimtar U2.

Në fakt ka shumë grupe që kanë një fillim kaq të pazakontë, por gjëja e veçantë mbi lindjen e U2 është se grupi që ka shitur miliona albume, ka mbetur i njëjtë ashtu siç ishte në atë kuzhinë katër dekada më parë.

Në fakt ky organizim i U2 është gati unik në historinë e muzikës. Nuk njihet ndonjë grup tjetër i suksesshëm që ka fituar kaq shumë dhe ka vajtur kaq larg duke mbetur të njëjtët persona, transmeton KP.

Për të bërë disa krahasime, kemi “The Beatles” që qëndruan bashkë për rreth një dekadë, apo “The Rolling Stones”, ku ish-anëtarët kanë krijuar një grup më vete.

Bono, Edge, Dam dhe Larry janë të lidhur nga një besnikëri dhe miqësi që ka mbështetur ata, ndërsa grupet e tjera, pa asnjë përjashtim, kanë rënë të gjithë, duke sjellë anëtarë të rinj, ndarje, shpesh ribashkime me role ndryshe.

Kjo është ndoshta edhe pika më e fortë e U2. Ndoshta po i ruajnë befasitë për më vonë.

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori