LAJMI I FUNDIT:

Uashington dërgon bombardues supersonik në Kore të Jugut

Uashington dërgon bombardues supersonik në Kore të Jugut

Një bombardues supersonik amerikan u ul sot në Kore të Jugut për t’i kujtuar Phenianit shtrirjen e fuqisë ushtarake amerikane në rajon, sipas Uashingtonit.

Ky demonstrim force erdhi një ditë pas njoftimit nga Koreja e Veriut, të një testi të suksesshëm të një motori të fuqishëm për raketa, që specialistët e konsiderojnë si një etapë më shumë në programin balistik koreanoverior.


Shumë kanale televizive koreanojugore kanë transmetuar imazhe të dy bombarduesve B-1B që fluturojnë bazën ajrore amerikane të Osan, në Pyeongtaek, 64 kilometra në jug të Seulit. /kp/