LAJMI I FUNDIT:

Uashingtoni: Kemi arritur armëpushim mes forcave turke dhe kurde në Siri

Uashingtoni: Kemi arritur armëpushim mes forcave turke dhe kurde në Siri

SHBA-ja ka konfirmuar se ka marrë nga dy aleatët e saj, Turqia dhe kurdët të implikuar në luftime në veri të Sirisë, një ndërprerje të luftimeve por Ankaraja nuk ka konfirmuar.

“Orët e fundit, kemi marrë garancinë se të gjitha palët e implikuara do të ndërpresin luftimet dhe do të përqendrohen mbi kërcënimin e grupit Shteti Islamik”, njoftoi sot koloneli, John Thomas.


“Turqit dhe Forcat Demokratike Siriane (koalicion arabo-kurd të dominuar nga kurdët) kanë hapur kanale bisedimi me ne dhe mes tyre me qëllimin për të limituar luftimet”, shtoi ai duke përmendur një marrëveshje parimore për të paktën dy ditët në vijim.

Turqia, në konflikt me kurdët në territorin e saj, kërkon të evitojë që kurdët e Sirisë të formojnë një rajon autonom përgjatë kufirit të saj.