LAJMI I FUNDIT:

Udhëtari i dehur voziti autobusin, pasi shoferi shkoi në tualet (Video)

Udhëtari i dehur voziti autobusin, pasi shoferi shkoi në tualet (Video)
CREDIT : Herts Police Info : Drunk man steals bus and takes it on a joy ride

Deepak Malhotra e ka shfrytëzuar rastin, kur shoferi e ka lënë autobusin e ndezur për të shkuar në tualet, që ta vozisë nëpër një lagje të Londrës.

Burri 35-vjeçar ka qenë aq i dehur, sa që e ka ndeshur autobusin dykatësh nëpër shumë makina, derisa është përplasur në një ndërtesë, transmeton Telegrafi.


Gjatë vozitjes për afro dy kilometra, ai ka shkaktuar dëme që kapin vlerën deri në 170 mijë euro, megjithëse nuk e ka lënduar ndonjë kalimtarë apo udhëtarë që ishte brenda.

Për këtë veprim ai është dënuar me 21 muaj burg, si dhe detyrim paraqitje pasi të ketë vuajtur dënimin. /Telegrafi/