LAJMI I FUNDIT:

Udhëzimi Administrativ që rregullon ngasjen e automjeteve me gaz

Udhëzimi Administrativ që rregullon ngasjen e automjeteve me gaz

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ  nr.03/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ 01/2013 mbi Stabilimentet dhe Pajisjet për Ngasje të Automjeteve me gaz.


Skandaloze: MTI-ja nuk ka pajisje, e as staf për verifikimin e mjeteve matëse të gazit
Lexo po ashtu Skandaloze: MTI-ja nuk ka pajisje, e as staf për verifikimin e mjeteve matëse të gazit

“Me këtë udhëzim janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe procedurat për marrjen e autorizimit për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gaz dhe marrjen e licencës për punë të punëtorisë për servisim të automjeteve”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.

Në Kosovë, 817 automjete lëvizin me gaz
Lexo po ashtu Në Kosovë, 817 automjete lëvizin me gaz

“Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është krijimi i lehtësirave administrative-teknike dhe ligjore për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari, duke iu mundësuar qasje të barabartë e jodiskriminuese dhe krijimin e një tregu të lirë në këtë fushë. Me ndryshimet dhe plotësimet e bëra përmes këtij akti nënligjor hiqet barriera e autorizimit të më tepër institucioneve për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gas, që është në përputhje me vendimin nr. 17/44, datë 12.08.2015, të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi eliminimin e të gjitha veprimeve që kufizojnë konkurrencën e lirë”, bën të ditur më tej Ministria e Infrastrukturës./Insajderi.com/Telegrafi/