LAJMI I FUNDIT:

UEFA ndërron komplet barin e stadiumit në Lille

UEFA ndërron komplet barin e stadiumit në Lille

UEFA dëgjon zërin e skuadrave pjesëmarrëse të Euro 2016 dhe ndërron fushën e stadiumit “Pierre-Mauroy” në Lille në prag të ndeshjeve të 1/8 të finaleve të Euro 2016, pasi nuk ishte në gjendjen më optimale.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, UEFA bëri të ditur se fusha e re u transportua nga Holanda duke shtuar në të njëjtën kohë se modifikime po bëhen edhe në fushat e stadiumit “Velodrome” në Marsejë dhe “St.Denis” në Paris.


Kur janë zhvilluar pak më shumë se gjysma e ndeshjeve të këtij turneu me 24 skuadra, kërkesat për të pasur fusha në gjendjen sa më të mirë janë shtuar ndjeshëm.

Në disa prej impianteve janë përcaktuar të luhen 6 ndeshje dhe reshjet që kanë rënë këto ditë në Francë kanë pasur një impakt, sidomos në Lille, ku shpesh punonjësit e “Pierre-Mauroy” detyroheshin të bënin disa punime të vogla në pushimet e ndeshjeve pasi lojtarët rrëshqisnin shpesh.

Nuk është hera e parë që UEFA vendos të ndërrojë fushën e një stadiumi. Ka ndodhur kjo edhe në 2008 në Zvicër, kur fusha e një prej stadiumeve u zëvendësua pasi u dëmtua shumë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori