Kombëtarja shqiptare e futbollit përfundoi aventurën në Europian kryesisht prej golavorazhit jo favorizues ndaj ekipeve të vendeve të treta në grupe, por duhet thënë se performanca e treguar nga kuqezinjtë la gjurmë në historinë e UEFA-s.
Sipas disa statistikave të fundit të publikuara nga ‘qeveria’ e futbollit evropian, Kombëtarja renditet në vendin e tretë për faullet e pësuara pas Polonisë dhe Turqisë, me 43 të tillë bashke me Italinë dhe Portugalinë, transmeton Panorama.
Futbollisti që është vlerësuar më së shumti është Amir Abrashi. Mesfushori ndodhet i dyti për metrat e vrapuar në fushë (35112 metra), ndërsa vendi i parë mbahet nga çeku Vladimir Darida (37394 metra).
Ndërkohë, futbollisti tjetër me origjinë shqiptare që renditet në këtë listë është Granit Xhaka me Zvicrën. Nga 10 futbollistë që janë pasqyruar në këtë listë, Granit Xhaka vjen i nënti me 34033 metra të vrapuar në fushë.
Ndërsa skuadra që ka vrapuar më shumë është Italia e Antonio Contes me 337,179 km. Kuqezinjtë e trajnerit, Gianni De Biasit në këtë renditje ndodhen në vendin e fundit me 286.713 km.
Kombëtarja ndodhet në vendin e tretë për përqindjen më të ulët të mbajtjes së topit në fushë (42%), duke lënë pas Irlandën e Veriut (34%) dhe Islandën (35%), ndërsa ekipet që kanë dominuar në kontrollin e lojës janë: Gjermania 66%, Spanja, Portugalia 61%, Zvicra dhe Anglia me nga 58%.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëËshtë historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Araujo merr vendim për të ardhmen
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert