E veçanta e këtij importi në Zvicër është komponenti humanitar. Nga çdo shishe të ujit cilësor që shitet këtu, ndahen 5 rapi (centë) për shtëpitë e fëmijëve SOS Kinderdorf në Kosovë
Të importosh ujë për pije nga Kosova në një vend me kaq shumë ujëra siç është Zvicra? A mos nuk është një guxim i madh ky? “Jo, aspak”, thotë importuesi zviceran, Bernard Fanger, menaxher i një firme start-up. “Fundja, 50 për qind të ujit që shitet në Zvicër vjen nga importi. Dhe, krejt çfarë kam bërë unë, kam hyrë në këtë 50 përqindësh”.
Nga kjo javë, në Zvicër mund të blihet edhe ujë mineral nga Alpet e Kosovës, me emrin “Spirit of Drini”. Kështu shkruan e përditshmja e Zvicrës Blick am Abend, e cila ka bërë edhe një intervistë me importuesin.
“Ujë nga vendlindja për 300 mijë kosovarët”, i ka vendosur titullin këtij artikulli gazeta e përmendur, duke e përdorur këtu shifrën e përfolur të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Këtyre kosovarëve, Fanger dëshiron “t`ua sjellë një copë vendlindje” në Zvicër.
“Në Kosovë ekziston ‘Spirit of Drini’ tashmë dy vjet dhe prodhuesi i tij ka punësuar deri tash 60 persona gjatë 26 muajve të fundit. Edhe qeveria pi ujin tonë”, thotë me mburrje Fanger.
Tash për tash ka vetëm ujë mineral pa gaz, por muajin tjetër do të vijë edhe ai i gazuar.
E veçanta e këtij uji që sillet në Zvicër është komponenti humanitar. Nga çdo shishe të ujit cilësor që shitet këtu, ndahen pesë rapi për shtëpitë e fëmijëve SOS Kinderdorf në Kosovë.
Për t`iu afruar më mirë klienteles shqiptare në Zvicër, Fanger është bërë sponsor i klubit “FC Kosova” të Cyrihut, që është skuadra deri tash më e suksesshme e futbollit ndër shqiptarët e Zvicrës.
Importuesi thotë se ky ujë nuk u dedikohet vetëm shqiptarëve. Domethënë, përveç lidhjes emocionale që kanë shqiptarët me ujin nga Kosova, ai llogarit edhe në cilësinë e lartë të këtij uji.
“’Spirit of Kosova’ tashmë është pranuar në labelin e ujërave kualitative ‘Fine Waters’” , thotë ai. /albinfo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën