Në vazhdën e takimeve me kryetar të komunave në zonën e shërbimit, udhëheqësit e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” sh.a. në përbërje të Bordit të Drejtorëve Amir Gashi – kryesues, Hasan Zeqiri – anëtar, Ilir Rexhepi – anëtar, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv Ilir Abdullahu dhe sekretari i kompanisë Salih Gjonbalaj, gjatë ditës së sotme takuan kryetarin e komunës së Graçanicës Vladeta Kostiç dhe drejtorin e shërbimeve publike Vladica Trajkoviç.
Sipas një njoftimi, gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin me ujë të pijshëm për Komunën e Graçanicës me fshatra, investimet, zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike në mënyrë që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për të përfituar nga ky Ligj, planet konkrete të bashkëpunimit, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, rritjen e shkallës së arkëtimit, rritjen e kërkesave për shpenzimin e ujit të pijshëm gjatë sezonit të verës dhe marrjen e masave adekuate për gjobitjen e personave fizik dhe juridik që zihen në flagrancë duke e shpërdoruar ujin e pijshëm, përmes një Urdhërese Administrative që do t’i parandalonte ato keqpërdorime, që të gjitha në kontekst të zgjerimit të rrjetit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj konsumatorëve të kësaj komune.
Bordi i drejtorëve i kryesuar nga Amir Gashi dhe anëtarët e tjerë, falënderuan kryetarin Kostiç dhe stafin e tij shoqërues për pritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme lidhur me të gjitha projektet dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe ujërave të zeza për të gjithë qytetarët e komunës së Graçanicës, duke ritheksuar përkushtimin maksimal të udhëheqjes së tij personale dhe anëtarëve të tjerë të bordit, kundrejt bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve, në funksion të ngritjes së efiçiencës dhe furnizimit sa më të mirë me ujë të pijshëm.
Po sipas njoftimit, kryetari Kostiç duke e përgëzuar udhëheqjen aktuale të Ujësjellësit “Prishtina” për mënyrën e qasjes ndaj palëve të interesit dhe gatishmërinë e treguar deri më tash për të çuar kompaninë përpara, përmes dhënies së këshillave dhe realizimit të investimeve e projekteve të ndryshme, u zotua se Komuna e Graçanicës me të gjitha kapacitetet e saj do e mbështesë këtë kompani në kontekst të avancimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve si dhe trajtimit ndër institucional të çështjeve të sipër përmendura.
“Ai njëkohësisht falënderoi edhe punëtorët e Njësisë Operative të Ujësjellësit në Graçanicë për bashkëpunim të shkëlqyeshëm në zgjidhjen e problemeve teknike për qytetarët e kësaj komune, të cilët kanë treguar përkushtim të madh të bashkëpunimit me strukturat e kësaj komune”, thuhet në njoftim.
Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se kryetari Kostiç si çështje të rëndësishme ngriti, zgjerimin e sistemeve të reja për furnizim me ujë të pijshëm për qendrën e kësaj komune, zonave rurale, me theks të veçantë për zonat industriale përgjatë magjistrales Prishtinë-Ferizaj.
“Ai i njoftoi udhëheqësit e Ujësjellësit ”Prishtina” lidhur me një projekt të një rëndësie tejet të veçantë për qytetarët e komunës, investim nga Qeveria Austriake për ndërrimin e infrastrukturës së rrjetave të ujësjellësit për qytetin dhe zonat përreth. U diskutua edhe për investime tjera të përbashkëta për rrjetin e ujësjellësit dhe mirëmbajtjen e ujërave të zeza, duke lënë vend për bisedime tjera të mëtejme lidhur me ndërtimin e Impianteve për Trajtim të Ujërave të Zeza për komunën e Graçanicës”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën