LAJMI I FUNDIT:

Ulet aktiviteti kreditor në Maqedoni

Ulet aktiviteti kreditor në Maqedoni

Aktiviteti kreditor në Maqedoni është ulur për 0.3% në muajin korrik, në bazë mujore, por dukshëm më e dobët se muaji paraprak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rënia në kreditë e sektorit privat vjen si rezultat i ndryshimeve rregullatore, thuhet në raportin e Bankës Popullore. Në korrik, niveli i kredive të përgjithshme është ulur për 697 milion denarë.


Pjesëmarrja e kërkesave të dyshimta dhe kontestuese në kreditë e përgjithshme në korrik është 7.5%. Analizuar në sektorë, ka ulje të këtyre kërkesave të dyshimta dhe kontestuese te ndërmarrjet, kurse ka rritje të këtyre kërkesave te popullsia./Telegrafi/