LAJMI I FUNDIT:

Ultrazëri më unik dhe efikas për trajtime komsetologjike të lëkurës SonoStar Matrix

Ultrazëri më unik dhe efikas për trajtime komsetologjike të lëkurës SonoStar Matrix

Ultrazëri është term për valët zanore që nuk mund të dëgjohen nga veshi i njeriut. Ato janë valë zanore me frekuenca shumë të larta në diapazon më të lartë 20.000 oshilacione për sekondë (Hz). Për shumë vjet, specialistët e mjekësisë sportive kanë përdorur ultrazërin si një mjet ndihmës për të futur përbërës të ndryshëm në lëkurë .

Në kozmetikë, ultrazëri filloi të gjejë zbatim për herë të parë në vitet e 90-ta. Përsëri, Dr. Kleanthous ishte pionier i kësaj fushe. Ai ishte i pari i cili i përdori mikrovibrimet ultrazanore në kuadër të trajtimit të tij kundër plakjes për të futur në lëkurë sa më shumë molekula mbështetëse të qelizave (c.s.m.) që të ishte e mundshme në kohë sa më të shkurtër të mundshme. Valët zanore detoksikojnë lëkurën, duke e përmirësuar kështu përthithjen e përbërësve aktivë. Një efekt anësor i këndshëm i këtij trajtimi është se shenjat në lëkurë zbehen, rritet prodhimi i kolagjenit, pakësohen papastërtitë në lëkurë dhe përmirësohet qarkullimi i gjakut në nivel indor.


Duke ju falënderuar KLEANTHOUS, ultrazëri është shndërruar në teknologjinë më të përdorur në trajtimet kozmetike.

ultra zeri foto 2

E re dhe njëherësh revolucionare: ultratinguj me dritë me spektër të plotë dhe rezonancë sonografike. Ultrazëri me frekuenca të përshtatura me kujdes mund ta shtojë efektshmërinë e pothuajse çdo trajtimi kozmetik.

Përvoja më se 20 vjeçare në rigjenerimin qelizor dhe trajtime kundër plakjes formojnë bazën e një sistemi unik të kujdesit ndaj lëkurës të përshtatur ekskluzivisht për nevojat e lëkurës suaj. Pas një anamneze të thellësishme dhe konsultimit të gjerësishëm me një specialist kozmetike të trajnuar nga ne, vlerësohen dhe përzgjidhen mundësitë e ndryshme që ofrojnë përbërësit tanë ekskluzivë të prodhuar duke përdorur teknologji ultramoderne, për t’iu përshtatur me saktësi nevojave tuaja individuale.

Për sistemin tonë të kujdesit ndaj lëkurës, ne përdorim vetëm përbërës që ndihmojnë në zhdukjen e ndryshimeve të lidhura me plakjen në lëkurë.

ultra zeri foto 4

Pavarësisht se a bëhet fjalë për pakësim të rrudhave, riprogramimin të strukturës qelizore intracelulare, përmirësim të sistemit të komunikimit brendaqelizor, mbrojtje nga radikalet e lira, inicim të sintezës së kolagjenit apo rritjen e aftësisë së lëkurës për ta ruajtur lagështinë, molekulat mbështetëse të qelizave (c.s.m.) mbështesin ripërtëritjen e lëkurës në vazhdimësi dhe për një kohë të gjatë, e që është gurthemel për luftimin e plakjes.

Distributor eksluziv i KLEANTHOUS për Kosovë është instituti Éclat Institut de Beauté.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori