LAJMI I FUNDIT:

Universiteti Kirili dhe Metodi shqetësohet për hapjen e universiteteve të reja

Universiteti Kirili dhe Metodi shqetësohet për hapjen e universiteteve të reja

Në mbledhjen e djeshme të senatit të Universitetit Kirili dhe Metodi (UKM), senatorët shprehën shqetësimin e tyre për ndikimin e themelimit të universiteteve të reja te universitetet ekzistuese, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, UKM-ja ua tërheq vëmendjen institucioneve përgjegjëse të Maqedonisë se universitetet, tash e disa vite, ballafaqohen me probleme serioze, si rifreskimi i kuadrove, mjete minimale për punë shkencore-hulumtuese, mungesë materialesh për arsim, mosthemelimin e Këshillit për financim të arsimit të lartë./Telegrafi/