LAJMI I FUNDIT:

UNMIK premton përkrahje për të riatdhesuarit në Komunën e Gjakovës

UNMIK premton përkrahje për të riatdhesuarit në Komunën e Gjakovës

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka pritur sot në vizitë shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) Zahir Taman,.

Në një njoftim për media thuhet se Kusari- Lila dhe Taman kanë bashkëbiseduar për një sërë çështjesh me rëndësi si çështja e sigurisë së përgjithshme, rreziku nga ekstremizmi dhe siguria e komuniteteve pakicë, gjë për të cilën ka qenë akordim i përbashkët se situata është e mirë dhe nuk paraqet ndonjë problem të theksuar.


Rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe temës për riatdhesimin e komuniteteve pakicë, rom, ashkali dhe egjiptas, fushë për të cilën u tha se komuna e Gjakovës ka bërë përparime të theksuara. Në këtë drejtim, kryetarja Mimoza Kusari – Lila tha se komuna e Gjakovës është e përkushtuar të sigurojë riatdhesim për të gjithë qytetarët e zhvendosur nga Gjakova, megjithatë përmendi edhe vështirësitë që një gjë e tillë të jetë sa më e lehtë.

Kusari – Lila tha se sfida kryesore është strehimi, pasi shumica e të kthyerve nuk posedojnë prona apo shtëpi të tyre. Kusari – Lila gjithashtu përmendi edhe vështirësitë për krijimin e një stabiliteti financiar të të kthyerve, për faktin se komuna e Gjakovës, sikurse e tërë Kosova, përballen me mungesë të zhvillimit ekonomik dhe me mungesë të vendeve të punës.

Lidhur me këto probleme, shefi i UNMIK-ut Zahir Taman, tha se UNMIK-u është i gatshëm ta ndihmojë komunën e Gjakovës në krijimin e kushteve më të mira që garantojnë kthim të qëndrueshëm.

Kryetarja Mimoza Kusari – Lila dhe shefi i UNMIK-ut Zahir Taman, së bashku e kanë bërë një vizitë edhe në kishën ortodokse serbe, me ç ‘rast edhe kanë zhvilluar një takim të shkurtër ne shërbyeset që jetojnë aty.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori