LAJMI I FUNDIT:

UNMIK-u demanton ministrin Hoxhaj (Video)

UNMIK-u demanton ministrin Hoxhaj (Video)

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNMIK, nuk ka nevojë të mbetet më në Kosovë. Ky mision po shihet i padëshirueshëm dhe pengesë për vendin.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se UNMIK-u është në Kosovë për shkak të kundërshtimit rus, që të ndryshohet Rezoluta 1244, duke e konsideruar zgjatje të ndikimit të Rusisë.


Po,r në këtë mision në Kosovë nuk pranojnë se për vazhdimin e mandatit të UNMIK ka ndikuar Rusia.

Në një përgjigje përmes postës elektronike, Jan Malekzade – zyrtar për Informim në UNMIK – ka thënë se shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara vendosin për mandatin dhe funksionet e UNMIK-ut, dhe jo një shtet i vetëm.

Në Lëvizjen Vetëvendosje kërkojnë nga qeveria e Kosovës që të kërkojë mos vazhdimin e mandatit të UNMIK, duke shmangur edhe ndikim e Serbisë dhe Rusisë përmes këtij misioni.

Se UNMIK nuk ka nevojë të vazhdojë mandatin e thonë nga shoqëria civile, duke sugjeruar një mision e jo dy të ndara UNMIK e EULEX.