Në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” të Shkupit, paralelet në gjuhën maqedonase për çdo vit mbushen me nxënës shqiptarë. Jasir Asani, kryetar i unionit të nxënësve shqiptar për Shenja ka deklaruar se ka disa vite që nxënësit shqiptar mbushin paralelet maqedonase, meqenëse interesimi për regjistrim në këtë shkollë është i madh dhe kur në paralelet shqiptare arrihet numri që është i paraparë, atëherë ata i kalojnë në paralelet gjuhës maqedonase, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ministria e arsimit dhe pushteti vendor, për shkollat e mesme që janë nën kompetencë të qytetit të Shkupit, dy vitet e fundit po tenton që me “dhunë” të mbajë paralelet që unë i kam quajtur artificiale, të cilat mbushen me nxënës shqiptar”, ka deklaruar Jasir Asani, kryetar i UNSh.
Unioni i studentëve shqiptar i bën thirrje institucioneve shtetërore, që ti mbyllin paralelet në gjuhën maqedonase sepse nuk ka nxënës maqedonas të interesuar, dhe të bëjnë shtimin e paraleleve në gjuhën shqipe, sepse numri i nxënësve shqiptar është shumë i madh.
“Si union i nxënësve shqiptar hapi jonë i ardhshëm ashtu si vitet e kaluara, po ashtu edhe këtë vit kemi apeluar deri tek nxënësit shqiptar, prindërit e gjysmë-maturantëve shqiptar që fëmijët e tyre të adresohen tek paralelet në gjuhën shqipe, që ata të mbeten aty, mos të adresohen në paralelet në gjuhën maqedonase”, ka thënë Asani.
Drejtori dhe zëvendës drejtori i shkollës ”Cvetan Dimov”, kanë shmangur të flasin para mediave në lidhje me këtë çështje./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre