LAJMI I FUNDIT:

URINOTERAPIA KA SHOKUAR MJEKËT: Njerëzit njomin leckat në urinën e mëngjesit dhe lyejnë fytyrën për të shëruar këtë sëmundje

URINOTERAPIA KA SHOKUAR MJEKËT: Njerëzit njomin leckat në urinën e mëngjesit dhe lyejnë fytyrën për të shëruar këtë sëmundje

Nga dëshira për të pasur ten më të bukur njerëzit u nënshtrohen metodave shumë të pazakonshme, madje edhe të rrepta.

Mirëpo disa nga to janë aq bizare sa që pyesni se si kjo gjë është e mundshme, transmeton Telegrafi.


E fundit në një sërë trendësh për kurën e lëkurës përfshihet edhe qitja e urinës në fytyrë.

Tretmani i njohur si urinoterapi apo maska nga urina mund të bëhet në shtëpi dhe përfshin grumbullimin e urinës, njomjen e leckave në të dhe pastaj aplikimin e urinës nëpërmjet leckave në fytyrë.

Maska pastaj lihet në fytyrë që të thahet dhe pas tharjes shpëlahet me ujë.

uu

A ka vërtet efekt kjo maskë dhe cilat efekte i ka?

Mendimet janë të ndara. Ithtarët e tretmanit betohen që – pastron lëkurën, tendos poret sikur toneri dhe mund t’i shërojë psoriazën, ekzemën dhe aknet.

Mirëpo, ekspertët nuk janë të bindur që urina është e mirë për lëkurën, ndërkaq ata që e kanë provuar këtë tretman thonë që ndikimin e saj të mirë e kanë ndier.

Sejal Shah, kirurg dermatolog nga Nju-Jorku, ka tërhequr vërejtjen që urina mund të shkaktojë reaksione në fytyrë dhe nuk është mjaftueshëm efikase për të arsyetuar rrezikun.

uuu

Urina kryesisht është e përbërë nga uji dhe në të ka shumë pak ure, madje më pak se pesë për qind, ndërsa në prodhimet për kurën e lëkurës me urenë është më së paku 10 për qind – thotë Sejal.

Dermatologu Nil Shulc konsideron që çaji, uthulla e mollës dhe vaji i çajit kinez janë më të mirë se urina. Thënë sinqerisht, janë më pak brutale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori