LAJMI I FUNDIT:

Urthi, zgjidhja vjen nga ushqimi

Urthi, zgjidhja vjen nga ushqimi

I përdorni shpesh erëzat kur gatuani në kuzhinë, tani përdorini për të qetësuar urthin.

1. Shijoni një pjatë të gatuar me shafran indie (turmerik); ajo do të nxisë prodhimin e lëngjeve tretës të stomakut, duke ndihmuar tretjen e ushqimit dhe parandalimin e formimit të acidit, transmeton Telegrafi.

2. Studime të reja tregojnë se, ata që vuajnë nga problemet me tretjen e që marrin ekstraktet e bimës, kanë mundësi të përmirësojnë deri në 15% simptoma të tilla, si: fryrje e gazra në stomak, “ngopje e shpejtë” ose humbje e oreksit sapo keni ngrënë 2-3 kafshatat e para.


Poashtu, është dëshmuar se, 86% e personave që konsumojnë ekstrakt të angjinares e quajnë qetësimin e simptomave një “kënaqësi”.

3. Francezët e nisin vaktin me një aperitiv që nxit oreksin, sepse ajo përmban lëndë me shije të hidhur që nxisin gjëndrat e pështymës dhe stomakun e duke i dhënë njëkohësisht sinjal edhe trurit për të vënë në lëvizje gjithë sistemin tretës.

Gati gjithë bimët me shije të hidhur sigurojnë të njëjtin efekt. Të tilla bimë mund të përmenden: gentiana (agnushe, sanëz), luleradhiqe, gjedhe rrepe…

Disa këshilla si t’i përdorni ato në ndihmë të tretjes:

• Filloni vaktin me një sallatë me gjethe roka e limon.

• 15-20 minuta para se të hani vaktin, pini ½ filxhani çaj gentiana. Ky çaj të përgatitet në këtë mënyrë: a lugë çaj me rrënjë të grirë të bimës gentiana në 1 filxhan ujë të nxehtë.

• Nëse hani tepër, pini një aperitiv. Treteni atë në një gotë me ujë dhe pijeni. Shija e hidhur do të nxisë tretjen dhe pas gjysmë ore do të ndiheni shumë më mirë sesa me bark të fryrë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori