LAJMI I FUNDIT:

Uruguai nuk i bën ballë Furisë së Kuqe

Uruguai nuk i bën ballë Furisë së Kuqe

Kampioni i Evropës dhe botës, Spanja, ka regjistruar fitore prej 3-1 kundër Uruguait në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Doha të Katarit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 16-të, kur portieri Muslera gaboi pas goditjes së Cesc Fabregas.

Cristian Rodriguez bëri që skuadrat të shkonin në pushim me shifra identike (32’), pasi pranoi një asistim nga mbrojtësi i Juventusit, Martin Caceres.


Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez, shënoi dy herë në pjesën e dytë (51’ dhe 74’), për t’ia siguruar fitoren kombëtares së tij. Pique dhe Fabregas ishin asistues.

Kjo ishte ndeshja e 18-të radhazi e Spanjës pa regjistruar humbje. /Telegrafi/