LAJMI I FUNDIT:

USA Today shkruan për kodin telefonik të Kosovës

USA Today shkruan për kodin telefonik të Kosovës

E përditshmja amerikane “USA Today” ka botuar një shkrim dedikuar Kosovës dhe përpjekjeve për të marr kodin telefonik.

Në këtë shkrim përmenden bisedimet që janë duke u bërë që një kohë të gjatë, si në nivelin teknik dhe atë politik mes Kosovës dhe Serbisë, për të zgjidhur këtë çështje.


Deri më tani, në këtë tekst, përmendet edhe fakti që Kosova është duke përdorur aktualisht prefiksin e ish-Jugosllavisë, tashmë të Serbisë, +381 dhe dy të tjerë për telefonit mobile (377) i Momakos dhe (386) i Sllovenisë.

Mirëpo, Serbia, vazhdon ta pengojë zbatimin e kësaj marrëveshje.

Hulumtuese në shoqërinë civile në Beograd, ka thënë për USA Today, Gjurgja Gjukiq, pengimin e kësaj marrëveshje nga ana e Serbisë e quan si “luftë të simboleve”, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, bllokimi i Serbisë po shihet si mënyrë për të minimizuar “paraqitjen e Kosovës si shtet të pavarur në aspektin simbolik”.

Por, të pasuri kod telefonik, sipas Edita Tahiri, shefe e grupit negociator në bisedimet e Brukselit, është një “gjë e madhe”. “Kosova nuk do të ketë më dy apo tre kode, siç i ka tani”.

Mirëpo, siç shkruhet në këtë artikull, jo çdo ndryshim mund të ndodhë brenda natës. Edhe nëse do të dakorodoheshin për këtë çështje të dy palët, zbatimi nuk do të mund të arrihej para një viti sipas organizatës së OKB-së për telefoni.