LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet që largojnë lodhjen dhe ju bëjnë më aktivë

Ushqimet që largojnë lodhjen dhe ju bëjnë më aktivë

Nganjëherë e tërë dita na shkon me ndjesinë e të qenit të lodhur, gjë që na pamundëson që të arrijmë sukses në punët tona gjatë asaj dite.

Mirëpo, studimet kanë treguar se disa lloje të ushqimeve që janë të pasura me vitamina të ndryshme, mund t’ju ndihmojnë për të larguar të lodhurit dhe për të qenë më aktiv gjatë ditës.


Më poshtë keni ushqimet që ju japin energji gjatë ditës nëse i konsumoni:

Drithëra

Drithërat përmbajnë sasi të mirë të karbohidrateve komplekse, të cilat janë esenciale për prodhimin e energjisë, qëndrueshmërisë dhe kthjelltësisë mendore. Drithërat si tërshëra përmbajnë një numër të madh të vitaminave B, apo të emërtuar si vitamina të energjisë, të cilat janë thelbësore për shndërrimin e ushqimit që e konsumoni në energji efektive.

Fasule dhe thjerrëza

Këto janë përbërës shumë i mirë vegjetarian i hekurit, mungesa e të cilëve mund të rezultojë në lodhje, dobësi dhe apati. Prandaj, për të rritur absorbimin sigurohuni që të hani fasule dhe thjerrëza me ushqime që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C, e cila ju ndihmon që të absorboni deri në 10 herë më shumë hekurin.

Spinaq

Popaji kishte të drejtë: spinaqi përmban sasi të mëdha të magnezit, i cili është thelbësor për energji, forcë dhe qëndrueshmëri. Ai gjithashtu i relakson muskujt dhe ndihmon gjumin.

Portokall

Për një sistem të shëndoshë të veshkave janë të nevojshme sasi të mjaftueshme të vitaminës C, që ndihmon në parandalimin e lodhjes nga stresi fizik dhe emocional.

Ujë

Edhe të qenit pak të dehidruar mund të bëjë të ndiheni të lodhur dhe mërzitshëm. Edhe nëse pini ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, mund të mbushni nivelet e ujit edhe nëpërmjet ushqimit siç është shalqiri, trangujt dhe frutat agrume.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori