LAJMI I FUNDIT:

‘Ushqimi për të uriturit, e jo në deponi’

‘Ushqimi për të uriturit, e jo në deponi’

Në kuadër të projektit “Ushqimi për të uriturit, e jo në deponi” sot do të prezantohen rezultatet për vëzhgimet e gjendjes me hedhjen e ushqimit nga kapacitetet prodhuese, marketet, zinxhirët shpërndarës – subjekte dhe objekte hotelierike në Republikën e Maqedonisë, si dhe përvoja nga Franca, me prezantim të përfaqësuesit të parë, i cili ka arritur të nxisë dhe të miratojë Ligj për mosgjuatje të ushqimit nga marketet në vendin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rezultate, sipas organizatorëve “Ushqim për të gjithë-Bankë për ushqim Maqedoni”, tregojnë se mijëra tonë ushqim, e cila është e mirë për konsumim, çdo vit përfundon në deponi. Fruta dhe perime që kanë qëndruar disa ditë, por nuk janë të prishura, qumësht dhe mish me përpunimet e tyre, të cilët janë para skadimit të afatit, bukë dhe pasta, ëmbëlsira dhe ushqim tjetër të paketuar çdo ditë hidhen nga marketet e dhe restoranet e Maqedonisë.

Konkluzioni i tyre është se një pjesë shumë e vogël përfundojnë tek të varfërit. Sistem të rëndësishëm dhe të organizuar nuk ka, ndërsa çdo aktivitete i organizatave humanitarte vendoset në aksione të përkohshme, kur do të mblidhen sasi të mjaftueshme që t’u shpërndahen atyre që kanë nevojë për ushqim.

Organizatat e kyçura në këtë aksion janë pjesë e “Koalicionit joformal për luftë kundër urisë” edhe atë: Ushqim për të gjithë – Bankë për ushqim Maqedoni, organizata e grave nga Strumica, Aleanca e rinisë Tetovë, Qendra kulturore rinore Manastir, Artist i jetesës Maqedoni, SUNA dhe Koalicioni për zhvillim të qëndrueshëm nga Shkupi. /Telegrafi/