LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi që lufton kancerin, lufton edhe shtimin e peshës

Ushqimi që lufton kancerin, lufton edhe shtimin e peshës

Qendra për Kancer MD Anderson pranë Universitetit të Texasit thotë që lista e saj e artikujve ushqimorë u ndihmon njerëzve të shmangin shtimin e peshës duke blerë ushqimet të cilat e luftojnë kancerin.

Mary Ellen Herdon eksperte e dietës në MD Anderson, u rekomandon njerëzve që të shfrytëzojnë listën e ushqimeve për të gjetur artikuj më të shëndetshëm derisa bëjnë pazar për festa, raporton UPI.


“Njerëzit kanë tendencë të fitojnë peshë gjatë muajve të ftohtë, sepse qëndrojnë më shumë brenda, janë më pak aktivë dhe hanë më shumë ushqim me kalori”, deklaroi Herdon. “Shtimi i pashëndetshëm i peshës është shumë i dëmshëm për shëndetin dhe e bën të pamundur që trupi juaj të luftojë sëmundjet siç është kanceri”.

Herdon sugjeron që meshkujt duhet të orientohen nga shujtat me jo më shumë se 500 kalori dhe femrat të hanë ushqim deri në 400 kalori për shujtë.

“Ushqimet bimore janë të mbushura me përbërës që luftojnë kancerin. Pra sigurohuni të keni dy të tretat e pjatës suaj të mbushur me perime, fruta, drithëra të plota apo fasule”, ka këshilluar Herdon. “Në pjesën e mbetur të pjatës suaj, zgjidhni mish ose proteina bimore”.

Mbajtja e një diete të pasur me bimë, plot fruta, perime, drithëra të plota dhe fasule dhe të qenit fizikisht aktiv janë mënyrat më të mira për të reduktuar rreziqet nga kanceri, përfundoi Herndon.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori