LAJMI I FUNDIT:

Ushtarakë rusë në Shqipëri

Ushtarakë rusë në Shqipëri

Ushtarakët rusë mbërritën në Shqipëri për të kryer një mision inspektimi armë-kontrolli në territorin tonë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë njofton se mbërritja e ekipit të ushtrisë ruse është një prej tre inspektimeve rutinë që Shqipëria ka detyrimin për t’i pritur dhe aplikimi i shtetit inspektues është bërë në përputhje me kërkesat e “Dokumentit të Vjenës” dhe po trajtohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm.


Kërkesa u dorëzua në OSBE dhe Shqipëria, e cila është nënshkruese e Dokumentit të Vjenës dhe anëtare e kësaj organizate, ka detyrimin të lejojë inspektimet. Mësohet se Rusia ka kërkuar të inspektojë në një zonë prej 12 mijë kilometrash katrorë në vendin tonë, pothuajse e gjithë zona e aksesueshme me rrugë si dhe 16 mijë kilometra katrorë në Kroaci.

Inspektimi vjen në një kohë kur në vendin tonë është duke u zhvilluar një stërvitje e përbashkët ushtarake me 1700 trupa ushtarake nga vendet e NATO-s dhe Kosova. Trupat janë duke u stërvitur në Bizë të Martaneshit. Të njëjtin inspektim, gjeneralët rusë e zhvilluan pak muaj më parë edhe në Poloni, ku NATO zhvilloi një stërvitje të madhe ushtarake. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori